Nesër votohen kandidatët për deputet në Durrës, kjo është lista me 27 emrat e propozuar, mes tyre njerëzit e Sokol Olldashit

Nesër votohen kandidatët për deputet në Durrës, kjo është lista me 27 emrat e propozuar, mes tyre njerëzit e Sokol Olldashit

Ilustruese

Demokratët e qarkut të Durrësit do të votojnë nesër kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, të propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Më poshtë është lista me 27 emrat për të cilët do të votojë nesër anëtarësia e PD në Durrës, ku mes tyre bie në sy rikthimi i njerëzve të Sokol Olldashit.

1.Ardian Muka

2.Arjan Dedej

3.Arlind Boshku

4.Armand Teliti

5.Artion Bajramaj

6.Blerina Reçi

7.Dejana Burgia

8.Edlira Devolli

9.Edmond Hoxha

10.Erald Dervishi

11.Erzen Laçi

12.Fatbardha Kadiu

13.Florid Shazivari

14.Gazmend Oketa

15.Igli Cara

16.Ivo Jorgoni

17.Manjola Luku

18.Merita Danovelli Çela

19.Mirela Shala

20.Nasild Alikaj

21.Neritan Golja9

22.Oerd Bylykbashi

23.Pëllumb Berisha

24.Redi Myshketa

25.Riselda Kalia

26.Sokol Kapedani

27.Xhorxh Aleksi

Ajo që bie në sy janë emrat e atyre që ishin distancuar nga PD si njerëz të Sokol Olldashit. Igli Cara dhe Armand Teliti tashmë kanë hyrë në garë të propozuar nga anëtarësia e PD.

Që të dy, në periudha të ndryshme kanë udhëhequr PD e Durrësit e që të dy kanë arritur nga një fitore dhe nga një humbje.Teliti fitoi në 2005 zgjedhjet politike por humbi në 2007 bashkinë e Durrësit.

Cara fitoi në 2009 por humbi në 2013. Gjithashtu në PD u rikthye Gazmend Oketa pas një eksperience në partinë e BamirTopit.

Duket se përzgjedhja e 27 emrave ka qenë e kujdesëshme për të mos krijuar të pakënaqur.

Do të votohet ndryshe nga herët e tjera. Këtë radhë do të votohen emrat që nuk i pëlqejnë anëtarësisë.

Në bazë të një llogaritje paraprake duhet që një kandidat të marrë më pak se 630 vota që të qëndrojë në garë.

Megjithatë kjo do të varet nga numri i votuesëve ditën e nesërme. Por 20 % në dorë të kryetarit të partisë mund ti turbullojë sërish ujrat.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/10/2020 18:17

    Po ai Ferdinandi i djellit henes tokes e rrockes ku eshte?

    Përgjigju
    • gjethja e thate e fikut: 02/10/2020 18:53

      Ferdinandi po shtrihet ne reren qe e pastroi me ate metoden e tij prej idioti

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë