Nesër do të vizitojë Shqipërinë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane.

Pas takimit, dy kryeministrat, Edi Rama dhe Zaev do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp ku do të njoftojnë marrëveshjet e arritura mes dy qeverive. 

Axhenda
10:00 - Ceremoniali zyrtar te Pallati i Brigadave
10:30 - Takim i dy delegacioneve
11:15 - Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave

Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.