Nesër zgjedhjet në Maqedoni sot
u votua për deputetët e Diasporës

Nesër zgjedhjet në Maqedoni sot<br />u votua për deputetët e Diasporës
Minoriteti maqedonas votoi këtë të shtunë për 3 deputetet e Diasporës. Ata do të jenë pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme që mbahen të dielën.
 
Por sipas kodit zgjedhor maqedonas, në konsullatat e ambasadat e këtij shteti kudo në botë, votohet 1 ditë më herët për 3 deputetet e diasporës. Në garë janë 9 kandidatë mes të cilëve 3 shqiptarë të Maqedonisë. 

Minoriteti maqedonas në Shqipëri jeton në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës , si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës.
 
Ky minoritet sipas INSTAT llogaritet të ketë rreth 5500 persona megjithatë as 100 prej tyre nuk iu drejtuan kutive të votimit në Ambasadën Maqedonase në Tiranë.
 
Ndërkohë në Maqedoni shqiptarët, këto zgjedhje i presin të ndarë dhe me 5 lista zgjedhore, pavarësisht se mund të humbasin deputetë.
 
Fillimisht zgjedhjet e parakohshme u planifikuan për në muajin prill, por u shtynë dy herë mes ankesave të opozitës. Nacionalisti Nikola Gruevski i VMRO-DPMNE, i cili dha dorëheqjen në muajin janar, kërkon të rimarrë postin që ka mbajtur prej 2006-s. Ndërsa Zoran Zaev I LSDM, akuzon Gruevskin për korrupsion dhe abuzim në pushtet si dhe përgjime të paligjshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji