Menjëherë pas mbarimit të spektaklit të së premtës mbrëma në Top Channel, Elton Deda nuk ka sesi të largojë stresin e një jave, veçse duke u argëtuar në lokalet e Tiranës me “ndihmës-tutorin” e konkurentëve të tij në “The Voice”, këngëtarin Eugen Buçpepa. Por duket se si një çift rokerësh që janë, ata kanë sfiduar atmosferën e Krishtlindjeve duke u shfaqur me kësulat e kuqe të Santa Claus-it në një prej pubeve të Tiranës. Kjo ndoshta është e vetmja mënyrë që ata të relaksohet totalisht, duke mos menduar të paktën një herë në javë për garën impenjative me talentet që pritet të finalizohet natën e ndërrimit të viteve në “The Voice”. Edhe pse mes Eltonit dhe Eugenit nuk ka pasur më parë ndonjë njohje shumë të madhe, ata e kanë forcuar atë më shumë gjatë bashkëpunimit të tyre, e cila i ka sjellë në këtë rast edhe një miqësi mjaft të fortë.
/Shqiptarja.com












