Netanjahu: Asnjë presion ndërkombëtar nuk do të na pengojë të godasim terroristët

TEL-AVIV, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi sot se asnjë person ndërkombëtar nuk do të pengojë vendin tonë të godasë terroristët, ndërkohë që një ofensivë kundër Hamasit në Rripin e Gazës ka shkaktuar më shumë se 100 të vdekur në katër ditë.
"Asnjë presion ndërkombëtar nuk do të na pengojë të godasim terroristët që na sulmojnë", theksoi Netanjahu në një konferencë shtypi në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel-Aviv.
"Kam zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Barack Obama dhe drejtues të tjerë, të cilët janë shprehur se e kuptojnë nevojën për të reaguar", shtoi ai.
Obama i telefonoi sot Netanjahut për t'i shrehur shqetësimin për një përshkallëzim të mëtejshëm përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit dhe për t'i propozuar ndërmjetësimin e tij në kuadër të një armëpushimi.
"SHBA mbetet e gatshme për të lehtësuar një ndërprerje të armiqësive përfshirë këtu dhe rikthimin e marrëveshjes së armëpushimit të nëntorit 2012", deklaroi ai.
Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë të gjerë në kuadër të ndërprerjes së hedhjes së raketave që nga Rripi i Gazës. Më shumë se 100 palestinezë janë vrarë, ndërkohë që hedhjet e raketave janë shtuar gjithashtu në jug dhe qendër të Izraelit./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini