Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar kreun e Sekretarin e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon se po nxit terrorin. “Komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së inkurajojnë terrorin. Nuk ka asgjë që justifikon terrorin”, deklaroi kryeministri izraelit, Netanyahu. Ai gjithashtu tha se palestinezët nuk duan të dinë për paqe apo për të drejtat e njeriut.