Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me Donald Trump midis 28 dhe 31 dhjetorit, sipas një informacioni nga Radioja Ushtarake e Izraelit.

Datat e sakta nuk janë konfirmuar ende, teksa bëhet me dije se takimi mund të zhvillohet në vendpushimin e presidentit amerikan, Mar-a-Lago.

Kjo do të jetë vizita e pestë e Netanyahut në SHBA që kur Trump mori detyrën në janar.

Takimi pritet të përqendrohet në një marrëveshje sigurie në zhvillim midis Izraelit dhe Sirisë, si dhe në koordinimin mbi zbatimin e planit të paqes së Trump në Gaza.