Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar SHBA-të që iu gjendën në krah në luftën kundër Iranit, por ka deklaruar se vendi i tij duhet të fitojë autonomi përsa i përket sistemit të armatimeve.

"E vlerësoj shumë mbështetjen që kemi marrë nga miqtë tanë amerikanë, por duhet të çlirohemi nga varësia dhe të ndërtojmë sistemin tonë autonom të armëve. Dua autonomi në armët tona. Tani po përballemi me Iranin dhe aleatët e tij. I kemi goditur ata. Nuk ka mbaruar ende, por varet nga forca jonë. Se ku do të jemi pas 30 vitesh varet nga forca jonë. Kjo është arsyeja pse ajo që po bëjmë tani është ndërtimi i një force edhe më të madhe", tha mes të tjerash Netanyahu, gjatë një takimi të enjten e kaluar në një kurs trajnimi për oficerë rezervë në Kibbutz Migdal Oz, në Gush Etzion.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani pranoi inspektimet nga IAEA-s të objekteve bërthamore! Teherani: Asnjë marrëveshje e re