"Ata po shkelin armëpushimin e tyre. Në këto rrethana, Izraeli do të bëj gjithçka është e nevojshme për të mbrojtur popullin e tij", deklaroi ai për CNN.
I pyetur për një zgjerim të mundshëm të veprimeve ushtarake në Rripin e Gazës, kryesministri shpjegoi se "ushtria izraelite do të vazhdojë manovrat e saj për të shkatërruar tunelet e Hamasit, por refuzoi të japë më shumë detaje".
Ai deklaroi se "do të bëjë çfarë të jetë e nevojshme për të mbrojtur popullin izraelit, si në nivel taktik ashtu dhe në nivel strategjik".
Gjatë turit të tij të emisioneve televizive, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar sërish Hamasin se po përdor civilët palestinezë si mbrojtje njerëzore.
Më shumë se 1 060 palestinezë, kryesisht civilë, u vranë në 20 ditët e ofensivës izraelite në Gaza.
Hamasi ka pranuar një armëpushim humanitar prej 24 orësh në Rripin e Gazës duke filluar nga sot ora 14:00 (11:00 GMT), por luftëtarë të lëvizjes islamiste kanë hedhur sërish raketa drejt Izraelit./ATSH/