Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet nga Irani.
"Nëse Irani bën gabimin e rëndë duke sulmuar Izraelin, ne do të përgjigjemi me një forcë që Irani nuk e ka parë kurrë", tha Netanyahu në një konferencë për shtyp.
Komentet e Netanyahut vijnë vetëm disa ditë pasi ai zhvilloi bisedime në Izrael me këshilltarët e lartë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Witkoff tha se në takimin e së shtunës u diskutuan "çështje më të gjera rajonale", një referencë e mundshme për tensionet e larta SHBA-Iran dhe spekulimet se Uashingtoni dhe Tel Avivi mund ta sulmojnë ende Teheranin, ashtu siç bënë gjatë luftës 12-ditore në qershor.
Ndërkaq, një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme të martën, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pas një shtypjeje brutale të protestave, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut kanë lënë të vrarë mijëra persona.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për Axios në një intervistë më 26 janar se situata me Iranin “po ndryshon” sepse ai ka dërguar një “flotë të madhe” në rajon, me një grup sulmues të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln, tashmë në ujërat e Lindjes së Mesme, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.
Por, Trump shtoi se mendon që Teherani vërtet dëshiron të arrijë një marrëveshje.
“Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Na kanë thirrur në disa raste. Ata duan të flasin”, citohet të ketë thënë Trump.
Komente









Ky krimineli qe ka bombarduar gjithe fqinjet ne lindjen e mesme do te bej viktimen edhe pse shteti cifut eshte pergjegjes per te gjitha konfliktet ne rajon , Irani nuk ka sulmuar asnje shtet vetem eshte mbrojtur nga sulmet qe bejne amerikanet dhe cifutet dhe shpresoj qe tjua thyej turinjte nese keta e sulmojne serish !
PërgjigjuBen cka te duash bota te ka lejuar te vrasish Femij,Gra, njerez te pa fajshe dhe Fashistet e fsheur te mbrojne askujt tjeter nuk i lejohet armet berthamore kurse ty as te kontrollojne por nji dite edhe ty dote vjen denimi sikur te gjithve .
PërgjigjuJa se do cojme dhe ne nja 20 vete nga Zallherri mos e vrit mendjen.
Përgjigju