Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm me dron në shtëpinë e tij në Cezare mesditën e së shtunës. Në një video të postuar në Twitter, si në hebraisht ashtu edhe në anglisht, kryeministri izraelit, duke shëtitur me nge nëpër një park, pyetet: "Kryeministër, a do të të ndalojë ndonjë gjë?" . Dhe ai përgjigjet: "Jo, asgjë nuk do të na ndalojë, do të vazhdojmë deri në fitore".
“E dini, dy ditë më parë ne eliminuam vrasësin masiv, liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund. Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit”, shton ai.
ראש הממשלה נתניהו מגיב לאחר הניסיון לפגוע בביתו שבקיסריה:״שום דבר לא ירתיע אותנו״ pic.twitter.com/aOahYI7eRx
— Gil mishali גיל משעלי (@gilmishali) October 19, 2024
Në versionin në anglisht, Netanyahu e quan Sinwar "organizatorin terrorist, banditë e të cilit ua prenë kokën burrave tanë, përdhunuan gratë tona dhe dogjën të gjallë foshnjat".
"Ne e neutralizuam atë ," thotë kryeministri, "dhe vazhdojmë betejën tonë me përfaqësuesit e tjerë terroristë të Iranit."
Sipas mediave arabe, një burim nga zyra e kryeministrit izraelit tha se “Irani ishte ai që tentoi ta vriste atë”.
Zyra e kryeministrit në Izrael konfirmoi se rezidenca private e Benjamin Netanyahu në Cezare ishte objektivi i një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes.
Në një deklaratë të shkurtër, zyra tha se kryeministri Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar nga incidenti.
Lajmi kryesor: