Netanyahu revoltohet me BE për
vendbanimet në Bregun Perëndimo

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri deklarata kritike në adresë të organizmit të BE-së në takimin me dyer të mbyllura me shefat e ekzekutivit të 4 vendeve të Europës Lindore (Republika Ceke, Hungari, Sllovaki dhe Hungari).

Pjesa delikate e deklaratës u dëgjua kur mikrofoni ishte i ndezur.

Disa vende të BE-së kanë mbajtur qëndrime kundërshtuese në lidhje me politikat ndërtimit të vendbanimeve në territoret nga ku janë zhvendosur ish-rezidentët palestinezë.

Netanyahu parashikoi se insitucioni i BE-së do të humbasë fuqinë nëse ndjek këtë kurs politik ndaj shtetit hebre. Ai u bëri thirrje vende të Perëndimit të marrin masa të ashpra ndaj bllokimit të fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

“Mendoj se Europa duhet të vendosë nëse dëshiron të jetojë dhe të lulëzojë ose të dobësohet e të zhduket. Nuk jam shumë politikisht korrekt. E di që është shokuese për ju, por e vërteta është e vërtetë. Be-ja është i vetmi organizëm në botë që kushtëzon marrëdhëniet me Izraelin, i cili prodhon teknologji në cdo fushë. E vetmja! Asnjë tjetër nuk e bën këtë, “ u shpreh i indinjuar  Netanyahu përpara se zyrtarët kuptuan se fjalët e fundit po dëgjoheshin pa dijeninë e tij nga reporterët dhe deklarata u ndërpre.

Komentet e liderit konservator izraelit u bënë në kohën kur ai po përballet me një situatë të rënduar politike brenda vendit të tij pas nisjes së hetimeve për korrupsion. Netanyahu akuzohet për transferta të paligjshme parash në blerjen e nëdetseve gjermane.

“Ne jemi pjesë e kulturës evropiane.Europa kufizohet me Izraelin dhe në lindje të tij nuk më Europë. Ne nuk kemi miq më të fuqishëm se të Krishterët që përkrahin Izraelin kudo në botë.Nëse shkoj në Brazil, do të kem një mikpritje më të madhe sesa në partinë e Likudit, “ përfundoi Benjamin Netanyahu.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti