Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit u rivendos paraditen e kësaj të mërkure. Ai rikthehet pas sulmeve të nisura nga ushtria e Izraelit pasditen e djeshme që vijuan edhe përgjatë natës. Të paktën 104 persona mbetën të vrarë nga sulmet ndërsa mes tyre sipas mediave lokale janë 46 fëmijë.
Pas një sërë sulmesh, gjatë të cilave janë goditur dhjetëra objektiva terroriste si përgjigje ndaj shkeljeve të Hamasit, IDF ka filluar përsëri të zbatojë armëpushimin,” ka thënë ushtria këtë të mërkurë për mediat izraelite. “Gjatë këtyre sulmeve, IDF dhe ISA kanë eliminuar 30 terroristë që mbanin poste komanduese brenda organizatave terroriste që veprojnë në Rripin e Gazës,” ka shtuar ajo.
Urdhri për sulme erdhi pas dorëzimit nga Hamasi të disa eshtrave të një pengu izraelit, trupi i të cilit ishte gjetur nga ushtria në nëntor 2023, dhe nuk i përkisnin asnjërit prej 13 trupave që kanë mbetur në enklavë, si dhe pas shkëmbimeve të zjarrit që ndodhën në Gazën jugore midis IDF-së dhe militantëve të grupit. Sipas IDF, Hamasi vrau një ushtar izraelit në zonën e Rafah-ut dje pasdite.
Hamasi, nga ana tjetër, akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit dhe shtyu dorëzimin e trupit të një pengu tjetër, të planifikuar për sot. Bastisjet izraelite u kryen në qytetin e Gazës, Rafah dhe disa kampe refugjatësh
Megjithatë, për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, armëpushimi nuk është në rrezik. Ai mbrojti sulmet e Izraelit duke thënë se ato ishin të justifikuara sepse, sipas tij, "ata vranë një ushtar izraelit". “Izraeli ka të drejtë të hakmerret. Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet”, tha Trump duke u shprehur i bindur se armëpushimin nuk do ta rrezikojë asgjë.
Armëpushimi hyri në fuqi pas marrëveshjes së ndërmjetësuar më 10 tetor nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, së bashku me Turqinë dhe Arabinë Saudite, i cili përfshinte një shkëmbim pengjesh dhe të burgosurish palestinezë dhe rrjedhën graduale të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.
Izraeli ka bërë të ditur se nuk do të nisë bisedimët për fazën e dytë derisa Hamasi të dorëzojë të gjithë trupat e pengjeve që mban, por grupi terrorist ka kërkuar kohë për të kërkuar në rrënoja.
Lajm në përditësim…
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënon sulmet e Izraelit në Gaza, tha zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric.
"Sekretari i Përgjithshëm dënon fuqimisht vdekjet e shkaktuara nga sulmet ajrore izraelite ndaj civilëve në Gaza, përfshirë shumë fëmijë. Ai dënon të gjitha veprimet që minojnë armëpushimin dhe i vënë civilët në rrezik", u tha ai gazetarëve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të përmbushin angazhimet e tyre dhe të shmangin çdo veprim që kërcënon civilët ose pengon ndihmën humanitare.
Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë 104 persona, 46 prej të cilëve janë fëmijë. Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi këtë, duke shtuar se 253 persona u plagosën, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Mbrojtja civile dhe spitalet e Gazës të drejtuara nga Hamasi pohojnë se sulmet ajrore izraelite, të ndodhura gjatë natës dhe mëngjesit para rivendosjes së armëpushimit, kanë vrarë më shumë se 100 persona në gjithë Rripin e Gazës, mes tyre disa fëmijë. “Të paktën 101 viktima janë dërguar në spital, përfshirë 35 fëmijë dhe disa gra e të moshuar, si pasojë e sulmeve izraelite brenda më pak se 12 orësh,” ka deklaruar Mahmud Bassal, zëdhënës i agjencisë që vepron si forcë shpëtimi nën autoritetin e Hamasit.
Sipas Times of Israel, bilanci është konfirmuar edhe nga një numërim i bërë nga agjencia AFP mbi raportet e personelit mjekësor të pesë spitaleve në Gaza. Burime mjekësore në Rripin e Gazës thonë se sulmet kanë pasur në shënjestër, ndër të tjera, kampin e refugjatëve Bureij në qendër të Gazës, lagjen Sabra në qytetin e Gazës dhe zonën e Khan Yunis.

Pas një vale sulmesh ajrore në Rripin e Gazës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Sipas agjencisë Wafa, 63 palestinezë janë vrarë në këto sulme, mes tyre 24 fëmijë. Me përfundimin e sulmeve, Izraeli e konsideron sërish në fuqi armëpushimin në Gaza. Këtë e bëjnë të ditur burime ushtarake për Times of Israel. IDF ka deklaruar se ka rivendosur armëpushimin në Gaza pasi ka kryer një sërë sulmesh.
“Pas një sërë sulmesh, gjatë të cilave janë goditur dhjetëra objektiva terroriste si përgjigje ndaj shkeljeve të Hamasit, IDF ka filluar përsëri të zbatojë armëpushimin,” ka thënë ushtria.
“Gjatë këtyre sulmeve, IDF dhe ISA kanë eliminuar 30 terroristë që mbanin poste komanduese brenda organizatave terroriste që veprojnë në Rripin e Gazës,” ka shtuar ajo.
Komente












Vazhdojn krimet e tyre ndaj civilave kriminelat çifut, nje shtet i ndertuar mbi spastrim etnik e genocid duhet te zhduket sa ma shpejt
Përgjigju