Neurologu dhe shkrimtari i njohur Oliver Sacks nëpërmjet një editoriali në “New York Times” ka shkruar se vuan nga një tumor në gradën terminale.

“Nëntë vjet më parë zbulova se kisha një tumor të rrallë në sy. Vetëm në raste të rralla ky lloj tumori ka metastaza. Unë rastisa në atë 2% fatkeq dhe tashmë jam ballë për ballë me vdekjen”,-shkruan Sacks.

Megjithatë ai menjëherë shtoi në shkrimin e tij se jo për këtë arsye ndihej I marrë fund. “Përkundrazi, ndihem intensivisht I gjallë, shpresoj në kohën që më ka mbetur të kem mundësi të thelloj miqësitë e mua, tu them lamtumirë atyre që dua, të shkruaj më shumë, të udhëtoj nëse do të kem ende fuqi.

Nuk mund të shtirem se nuk kam frikë, por ndjenja ime kryesore është mirënjohja. Kam dashuruar dhe më kanë dashuruar, më është dhënë shumë dhe unë kam dhënë në shkëmbim. Kam patur një marrëdhënie intensive me botën.” 81-vjeçari Oliver Sacks është I njohur në të gjithë botën si autor i shumë librave bestseller. 

oliver sacks

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)