Në Report TV, me gazetarët Ernest Koçi dhe Ermal Qori, trajneri Nevil Dede komentoi sfidën mes Andorrës dhe Shqipërisë.

"Nuk e besoj se mund të gabojmë, kemi kaluar sfida shumë të vështira. Andorra është një ekip modest. Sot nuk është momenti për eksperimente, trajneri do u besojë futbollistëve që kanë më shumë përvojë dhe garanci.

Sylvinho mund të hedhë sot në fushë Bajramin, ka cilësi dhe zgjidh situatat. Gjykoj që është diçka e duhur, pasi Bajrami sot na duhet. Kam besim se do jetë një vendim i mirë.

Është bërë një punë e mirë nga Federata, asgjë nuk është rastësi. Unë kam optimizëm edhe për play-off, por le të kalojmë njëherë Andorrën. Ky ekip (Andorra) do mundohet të na nervozojë, të fitojnë sekonda dhe të na vendosin në presion mental. Kemi një qëllim shumë herë më të madh sot, realisht po shkruhet historia.

Nëse nuk fitojmë? Nuk ka skenar tjetër, të jem i sinqertë s'e kam menduar. Kur Anglia fiton 0-5 në Serbi, nuk duhet të kemi dyshime për kompromis, po flasim për nivele të larta dhe ka 15 vite që gjëra të tilla të shëmtuara nuk ndodhin. Në 'Wembley' nuk besoj do ketë tolerime, duan ta mbyllin me nder para tifozëve të tyre. Nuk pres rotacion kundër Serbisë, pres që ndaj nesh të dielën të ketë rotacion te Anglia.

E ardhmja e trajnerit? Rroftë mbreti, poshtë mbreti. Rezultati i jep të drejtë trajnerit. Merita është e Sylvinhos, grupit, institucionit. Pastaj kjo pjesa e rinovimit është personale, ka shumë elementë në lojë. Shqipëria po e bën Sylvinhon me një CV shumë të pasur dhe trajneri po bën historinë këtu.

Rezultati? Minimumi do shënojmë dy gola", tha Dede.


Lajmi kryesor:

Historike/ Shqipëria fiton 0-1 në Andorra dhe zyrtarizon pjesëmarrjen në play-off e Kupës së Botës 2026! Asllani nderon Kombëtaren (VIDEO)