Nevina Shtylla flet për propozimin për martesë: Nuk kam qarë, por u preka shumë! Nuk do bëj dasmë të madhe

Nevina Shtylla flet për propozimin për martesë: Nuk kam qarë, por u preka shumë! Nuk do bëj dasmë të madhe

Nevina Shtylla

Nevina Shtylla ka zbuluar detaje nga jeta e saj sentimentale duke treguar propozimin për martesë. Moderatorja u shpreh se ishte i organizuar mjaft mirë por nuk mban mend detaje se kishte shumë emocione.

Megjithatë dasma e saj nuk do të jetë si ato që jemi mësuar të shohim nga figurat e ekranit pasi dëshiron diçka private dhe të vogël.

“Kam patur një propozim për martesë të cilit i kam thënë po. Unë nuk e di nëse do bëj asnjë dasmë apo jo. Unë isha shumë e përfshire në emocione ditën e propozimit dhe nuk e kujtoj mirë. Ishte shumë e bukur. Nuk kam qarë në atë moment por isha shumë e prekur. Kanë qenë fjalë zemre ato që më ka thënë. Më kanë prekur shumë. Është kujdesur që të ishte ashtu siç unë e doja. Nuk mendoj se do bëj një dasmë gjigande. Do jem në rrethin tim shoqëror. Dasma do jetë në Shqipëri”, tha Nevina Shtylla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë