New Europe: Fondi i BB për
Shqipërinë 40 milionë dollarë

New Europe: Fondi i BB për<br />Shqipërinë 40 milionë dollarë
TIRANE- Qeveria shqiptare pritet të marrë një fond prej 40 milionë dollarësh nga Banka Botërore për zbutjen e efekteve të krizës financiare dhe për të ruajtur ritmet e rritjes ekonomike

Lajmi është publikuar të shtunën në faqen online e gazetes belge “New Europe”, e cila vetë i është referuar AENews.

Gazeta e politikës evropiane citon menaxheren e Bankës Botërore për Shqipërinë Kseniya Lvovsky e cila thotë "se ndihma financiare do të përdoret për të mbështetur reformat në sektorin e pensioneve, në ndryshimet në ligjin për përfitimet e ndihmës ekonomike dhe sigurinë digave. Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ekonomike, ka thënë ajo, fluksi i ulët i remitancave shkaktoi një rritje të ngadaltë të ekonomisë."

Më 12 janar një ekip ekspertësh, përfshi dhe përfaqësuesen e BB-së Kseniya Lvovsky, erdhi në Tiranë për të zhvilluar negociata me autoritetet mbi sektorët dhe drejtimet e mbështetjes financiare që lidhen si me borxhin publik, ashtu dhe me refoma në sektorin financiar, konkurueshmërinë dhe instrumentat e rritjes ekonomike. Gjithashtu janë në negociata me qeverinë në lidhje me fondin që do të akordohej.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesit e BB nuk folën për ndonjë shifër pikërisht për faktin se nuk kishin përfunduar negociatat midis ekipit të Bankës dhe ministrisë shqiptare të Financave, por, flitej, për një fond në formë kredie, nga 100 deri në 200 milionë dollarë amerikanë.
Përfaqësuesit e BB konfirmuan, atëherë, se do të ndihmojnë Shqipërinë me kredi për të zbutur goditjet e krizës globale mbi ekonominë e saj, por vendi duhet të rregullonte më parë kuadrin makroekonomik, duke filluar nga ulja e borxhit publik, që është më i larti në rajon, krahasuar me prodhimin e Brendshëm Bruto.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK