New York, e kishte hequr nga
puna, vret shefin e kalimtarët

New York, e kishte hequr nga <br />puna, vret shefin e kalimtarët
NEW YORK - Dy të vdekur dhe 9 të plagosur. Është ky bilanci i tmerrit që rikthehet në New York. Tragjedia ka ndodhur përballë Empire State Building ku mëngjesin e sotem rreth orës 9:00 (15:00 me atë të Tiranës), një 53-vjeçar, Jeffrey Johnson, ka hapur zjarr ndaj kalimtarëve.

I bardhë, pa precedentë penalë, agresori punonte si designer aksesorësh për gratë për firmën “Hazan Import”, që i ka zyrat pranë grataçelës. Kishte humbur punën një vit më parë.

Mëngjesin e sotëm është rikthyer në ish-vendin e punës dhe ka hapur zjarr, duke ndjekur dhe më pas vrarë ish-shefin e tij 41-vjeçar duke i qëlluar në fytyrë me tre plumba pistolete. "E qëlloi në kokë - tregoi një dëshmitar. Viktima ra në tokë dhe më pas vrasësi e qëlloi përsëri".

Pasi hapi zjarr ndaj ish-shefit të tij, Johnson qëlloi mbi kalimtarët pa u shqetësuar fare. Dy gra dhe shtatë burra mbetën të plagosur ndërsa ai vetë u godit për vdekje nga policia e cila ishte njoftuar nga një punëtor i zonës. Forcat e rendit bënë të ditur se autori i ngjarjes kishte drejtuar armën drejt policëve, të cilët i janë përgjigjur me 14 të shtëna.

Kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg, themelues i një organizate që kërkon kontroll më të rreptë mbi lejet e armëve, pak minuta para se të ndodhte tragjedia po diskutonte gjatë hapësirës së tij përjavore radiofonike mbi rreziqet që vijnë nga përhapja e madhe e armëve nëpër rrugë. Gjatë konferencës për shtyp Bloomberg pohoi se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe do ta rimarrin veten, ndërsa theksoi se "gjithsesi, ka tepër pistoleta në qarkullim".

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit