New York, majmuni Gjyshi
parashikon zgjedhjet

New York, majmuni Gjyshi<br />parashikon zgjedhjet
NEW YORK – Mediat amerikane shkruajnë këto ditë për një majmun majmun 40 vjeçar, që mbahet në kopshtin zollogjik në ishullin e New Yorkut, Staten Island – i cili do të "kopjojë" Oktapodin Paul. Por këtë herë jo në futboll por në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Majmuni me origjinë afrikane, i quajtur Grandpa (gjyshi) e që jeton në kopshtin zoologjik të Staten Island, është zgjedhur për të parashikuar fituesin e ardhshëm në primari GOP, zgjedhjet në partinë Republikane për kandidatin e tyre në Shtëpinë e Bardhë .

Gjyshi, ka, "pikëpamjet e veta nëpërmjet vizionit Yoda- duke parë drejt e në sy," dhe ka një aftësi psikike për të parashikuar të ardhmen. “Ky majmun mjaft inteligjent - thonë biologët e shkencarët amerikanë - më parë kishte sukses në gjetjen e fituesit të ndeshjeve sportive, në SHBA”.
Kështu që tani njerëzit që u besojnë këtyre fenomeneve duket se janë duke i kërkuar atij për të vënë baste në politikë, zgjedhjet Presidenciale 2012 në Shtetet e Bashkuara.

Të hënën, një ditë para, zgjedhjeve në New Hampshire, kujdestarët e Gjyshit shkuan me një turmë gazetarësh në pjesën ku jeton ai, duke i ofruar atij një tufë me banane me emrat e kandidatëve të partisë Republikane - GOP, të shkruar mbi to emrat e secilit prej tyre.

"Gjyshi zbriti menjëherë për pesë minuta dhe filloi duke "rrëmuar" me duar e me këmbë duke përzgjedhur njërën prej bananeve, duke iu treguar gazetarve dhe u ngjit përsëri në pemë për të ngrenë banenen e qeruar", ka thënë kujdestari Peter Laline.
"Ju kurrë nuk mund të "flisni" me kafshët, duke iu treguar atyre se çfarë dëshironi ju" tha ai.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete