Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar. Gjatë takimit në New York, nënshkroi marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
Ministrja Xhaçka u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes. Në kryeqytetin Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.
Më 14 shtator, Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave me Kazakistanin.
-
Po ci duhet shqiprise kazakistani,meret vesh ca vjen qe andej,liberalizoni vizat me britanine po keni bol.. qe ka levizje emigrantesh dhe ekonomi, keta te tjeret si duhen as dreqit
Përgjigju -
Nje nga "premtimet" e mbajtura te shokut Begjet Pacolli.
Përgjigju










Komente
Komento