Në New York u organizua për të 33-in vit me radhë festivali i kulturës shqiptare.
Me organizimin e Famullisë "Zoja e Shkodrës", u interpretuan këngë dhe valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë brenda dhe jashtë kufijve.
Nga New Jersey, gazetari Denion Ndrenika tha për Report Tv se organizimi i këtij aktiviteti ishte mbresëlënës dhe gjithpërfshirës.
“Unë jam befasuar të them të drejtën nga organizimi në këto 3 vjet e ca që kam në Shtetet e Bashkuara. Mund të them që ky ishte organizimi më i mirë ku unë kam marrë pjesë në këto 3 vite. Ishte befasues për shkak të larmisë së muzikës, këngëve, valleve të zgjedhura nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Aty gjente veten të përfaqësuar si një njeri nga Labëria, një njeri nga Malësia, nga Çamëria, nga Shqipëria Lindore. Kosova zuri vend kryesor. Nën menaxhimin e shkëlqyer të Ndrekë Tomajt, i cili është president i këshillit të famullisë “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, dhe veçanërisht me një kujdes të posaçëm të Dom Pjetër Papajt që është edhe kryefamulltari i kësaj famullie. Kishim një befasi nga organizimi, që nga thirrjet, që nga prerja e ftesave, biletave, rregulli në sallë, paraqitja e kostumeve popullore në hyrje të veprimtarisë e deri te skena që ishte pothuajse e ngjashme me TKOB-in në Tiranë, pra një sallë goxha e madhe”,- tha Ndrenika.
Komente











Shyqyr qe kemi diasporen qe mbajne gjalle ndjenjen e patriotizmit dhe atdhedashurise
Përgjigju