New York,përmbyset furgoni vdesin 7 persona

New York,përmbyset furgoni vdesin 7 persona
7 persona kanë vdekur mes të cileve 3 vajza të vogla,pasi furgoni me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys pranë kopshtit zoologjik të Bronx. Bilanci i viktimave që ishin të gjithë në bordin e furgonit, u konfirmua zyrtarisht nga zëdhënësi i forcave zjarrfikëse, Jim Long.
Sipas tij bëhet fjalë për një burrë 84 vjecar, 3 gra të moshave,80,45 dhe 30 vjec dhe 3 vajza të vogla të moshave 12,10 dhe 7 vjec.
Sipas infomacioneve të policise vëndase, pasditen e djeshme furgoni i cili udhëtonte përgjatë rrugës që të con në të famshmin kopësht zoologjik të Bronx, ndërroi papritur korsinë duke dale nga rruga dhe duke rënë nga një lartësi prej rreth 5 metra. Nuk dihen ende shkaqet që cuan drejtuesin të humbasë kontrollin e furgonit.Ndërkohë,pas ngjarjes policia ka urdheruar mbylljen e përkohshme të kopshtit zoologjik.

ob/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari