Mediat amerikane raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në një stacioni autobusi pranë Time Square, ndërsa dyshohet se ka 4 të plagosur. Një person është prangosur nga policia menjëherë pas ngjarjes i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit. Ngjarja po hetohet si sulm terrorist.
Në zonën ku ndodhi shpërthimi lëvizin mesatarisht në ditë 8 mijë autobusë dhe 225 mijë njerëz. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mediat amerikane flasin për skena paniku. E gjithë zona pranë zonës së shpërthimit është evakuuar. Ndërsa mendohet se mund të ketë edhe pika të tjera shpërthimi përreth Time Square. Policia e New Yorkut i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet dhe të qëndrojnë larg zonës.
VIDEO/LIVE - Vendi ku ndodhi ngjarja