New York Times, dy “Pulitzer” për fotolajmin
New York Times fitoi dy çmime Pulitzer dedikuar fotolajmeve. Bëhet fjalë për çmimin “Fotografia e momentit të fundit” fituar nga gazetari Tyler Hicks dhe çmimi “Fotografia më e mirë” nga Josh Haner.
New York Times fitoi dy çmime Pulitzer dedikuar fotolajmeve. Bëhet fjalë për çmimin “Fotografia e momentit të fundit” fituar nga gazetari Tyler Hicks dhe çmimi “Fotografia më e mirë” nga Josh Haner.
Tyler Hicks, gazetar amerikan, banor në Kenia, u ndodh rastësisht në mes të sulmit që u bë në qendrën tregëtare "Westgate Mall" Nairobi, të kryer nga një grup islamikësh somalezë në 21 shtator 2013.
(Në foto: Sulmi në "Westgate Mall" Nairobi. Fotolajmi që fitoi çmimin e parë "Pulitzer" nga gazetari Tyler Hicks, NYT)Sulm i cili mbylli një tragjedi me 59 të vdekur dhe 175 të plagosur. "Unë kam përjetuar shumë luftëra në botë," tha fituesi Tyler. “Por kjo nuk është një luftë, kjo është një vrasje e civilëve të paarmatosur”.
Fotot tregojnë të vërtetën e skenave të sulmit të tmerrshëm, rrëmbimin e shumë të mbijetuarve dhe veprimin e ekipit SWAT për të liruar civilët. Pa kursyer asgjë për shikuesit.
Kjo nuk është hera e parë që gazetari Hicks ka rrezikuar jetën e tij për të kapur fotot e momenteve të fundit. Ai ishte një nga katër gazetarët e “Times” që u rrëmbye dhe u torturua në Libi në vitin 2011.
Ndërsa gazetari Josh Haner është vlerësuar me çmimin “Fotografia më e mirë”. Foto tregon një të mbijetuar nga një tjetër sulm, që ndodhi në 15 prill 2013 në maratonën e Bostonit , ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 175.
(Në foto: "Fotografia më e mirë" që fitoi çmimin "Pulitzer" nga gazetari Josh Haner, NYT)Në qoftë se çmimin e parë e mori gazetari Tayler dedikuar për aftësinë e fotografisë duke kapur momentin dhe për ta sjellë atë në kujtesë, i dyti ishte një hetim i vërtetë dokumentar.
Një demonstrim i fotografisë se si është në gjendje për të shkuar përtej lajmit të thjeshtë dhe për të zbuluar përtej historisë duke i dhënë një kuptim më të gjerë.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47