New York Times , Merkel duhet të lër postin për të shpëtuar Gjermaninë dhe Europën 

Gazeta amerika New York Time ka sulmuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel. Pas publikimit të Videove shokuese të përdhunimeve gjatë natës së ndërrimit të viteve ,e përditshmja amerikane shkruan se Merkel duhet të largohet. 

Sipas Ross Douthat, autor i edutorialit, strehimi pa limit i klandestineve nga kancelarja është një cmenduri. Ai shkon më tej duke u shprehur se skenari i romanit të Michel Houellebecq që përshkruan botën nën pushtetin e islamit ka shumë gjasa të materializohet në të ardhmen në Gjermani. 
Për dekada me radhë konservatorët në të dy anët e Atlantikut kanë paralajmëruar se politikat e bujare emigracionit Evropës, shpesh të ndjekura në kundërshtim me dëshirat e evropianëve të zakonshëm ", kërcënojnë të destabilizojnë kontinentin. 

Vendimet e marra nga Merkel kanë zgjuar zemërimin e popullit gjerman duke përfshirë vendin në protesta kundër klandestineve. Kjo ndodhi pak pasi policia deklaroi se në Këln ka patur mbi 500 vepra penale gjatë natës së ndërrimit të viteve, 40 përqind prej të cilave sulme seksuale. Banda ka operuar e organizuar teksa shumica e sulmuesve janë nga vendet e Afrikës Veriore dhe vendet arabe. 

Douthat e mbyll shkrimin e tij duke I kërkuar Merkel të lër postin para se Gjermania dhe i gjithë kontineti i udhëhequr prej saj mund të shmangin një çmim edhe më të lartë si pasojë e çmendurisë së saj të idealeve dhe proncipeve fisnike.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0