'New York Times' reportazh mbi afganët në Shëngjin, strehohen në kampe luksoze, ndryshe nga të gjithë vendet e tjera

 'New York Times' reportazh mbi afganët në Shëngjin, strehohen në kampe luksoze, ndryshe nga të gjithë vendet e tjera

Vuajtjet e afganëve për tu larguar nga vendi pasi talebanët erdhën në pushtet, kanë marrë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.  Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë, bashkëpunëtorë të SHBA dhe NATO-s ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave.

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka dedikuar jetës së tyre të re në Shqipëri një reportazh të gjatë, duke treguar sesi ata po përshtaten me një jetë të re dhe sesi po i presin shqiptarët ata.

Reportazhi i cili paraqet situatën e përgjithshme, fokusohet veçanërisht tek strategjia e strehimit të refugjatëve në resortet verore në brigjet e Adriatikut, duke i cilësuar si “kampet e refugjatëve më luksozë dhe të çuditshëm në botë”, të çuditshëm më së shumti nga fakti që Shqipëria mbetet ende, sipas autorit, “një nga vendet më të varfra në Evropë”.

Por siç theksohet në shkrim, Shqipëria ka zgjedhur këtë mënyrë strehimi pasi kampet e tjetërsojnë njeriun.

“Ne nuk i vendosim njerëzit në kampe. Ata i  tjetërsojnë ata dhe aty ata fillojnë të kenë probleme psikologjike. Ne si komb jemi gjendur shumë herë si ata. Ata thjesht po përpiqen të shpëtojnë nga ferri ” tha kryeministri Edi Rama.

Reportazhi nënvizon gjithsesi që “fatura e refugjatëve paguhet kryesisht nga organizata si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, por edhe fondacioni Soros”.

Gazeta amerikane ndjek në veçanti fatin e refugjatëve të strehuar në resortet e Shëngjinit, ku burra e gra afganë duken ende disi të hutuar, peng të kujtimeve dhe frikës për familjarët ende në atdhe.

Përpara se të fluturonte javën e kaluar në Shqipëri, vend për të cilin nuk kishte dëgjuar kurrë, Tahera një studente e mjekësisë kishte shpresuar të arratisej në Shtetet e Bashkuara ose Britani, ku jetonte një xhaxhai saj. Tahera nuk është emri i vërtetë i saj, por ajo ka frikë të tregojë identitetin e vërtetë sepse familja e saj gjendet ende në Afganistan. Tahera, dëshiron të mësojë notin dhe biçikletën, diçka e ndaluar në Kabul.  Pushuesit shqiptarë, kryesisht nga Kosova, duket se po i mirëpresin ato, dhe nuk duken të shqetësuar nga prania e tyre.

“Jemi refugjatë luksi. Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, flemë dhe hamë rregullisht. Për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo është parajsa”, thotë një ish-përkthyes, i cili pohon se pavarësisht komoditetit ende nuk fle nga makthi kur kujton mënyrën si iku nga qyteti i tij Herat, duke iu shpëtuar kontrolleve të talebanëve.

Paqartësia për të ardhmen por edhe për vendin nga i cili kanë ikur të detyruar, zbeh lumturinë e çastit.  

“I gjithë ky luks është fantastik, por nuk e shijojmë dot, me gjithë mendimet që kam në kokë”, e përmbledh mirë situatën njëra prej tyre.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që dërgoi trupa në Afganistan për t'u bashkuar me përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të ndaluar talebanët, ka ndihmuar prej kohësh njerëzit të cilët kanë nevojë për strehim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…