New York Times: Trump akuzon të tjerët për bashkëpunim me Kinën, por ai vetë ka synuar hapjen e rrjetit të hoteleve atje (VIDEO)

Edhe pse prej muajsh presidenti amerikan Donald Trump, ka akuzuar Kinën, në një artikull të The New York Times, raportohet se Trump posedon një llogari bankare kineze dhe për vite të tëra presidenti amerikan ka ndjekur biznese në vend.

Llogaria kontrollohet nga Trump International Hotels Management, siç është rregjistruar edhe në pagesat e taksave në vitin 2013-2015.

Ajo u krijua për të eksploruar potencialin për të arritur marrëveshje hoteliere në Azi, por e çuditshme në këtë mes është fakti se Trump ka qenë kritik ndaj firmave amerikane që bëjnë biznes në Kinë dhe shkaktoi një luftë tregtare midis dy vendeve.

Në veçanti Trump ka qenë kritik ndaj rivalit të kandidatit presidencial Joe Biden dhe politikave të tij ndaj Kinës në garën për kreun e Shtëpisë së Barrdhë.

Administrata e tij  ka sulmuar djalin e Biden,  Hunter dhe ka bërë pretendime të pabazuara në lidhje me marrëdhëniet e tij me Kinën. I menjëhershëm ka qënë reagimi i i avokatëve të Trump, 

Alan Garten, e përshkroi historinë e NY Times si "spekulim të pastër" dhe tha se bëri "supozime të pasakta".

"Asnjë marrëveshje, transaksion ose veprimtari tjetër biznesi nuk është materializuar kurrë dhe, që nga viti 2015, zyra ka mbetur joaktive," tha Z. Garten.

NY Times zbuloi llogarinë pasi mori të dhënat e taksave të  presidentit, të cilat përfshinin detaje financiare dhe personale të kompanisë. NY Times  zbuloi gjithashtu se Trump mban llogari bankare bankare në Kinë, Britani dhe Irlandë.

Raportet e mëparshme të gazetës tregojnë se ai pagoi 750 dollarë (580 £) taksa federale amerikane në 2016 dhe 2017, kur u bë president, ndërkohë që llogaria e tij kineze ka paguar 188,561 dollarë në taksa lokale.

Në gusht, Trump tha se donte të ofronte kredi tatimore për të joshur firmat amerikane për të lëvizur fabrikat jashtë Kinës, madje ai u zotua të krijojë 10 milion vende pune në 10 muaj duke i dhënë fund kompanive në Kinë.

Në kontrast të plotë, raporti detajon se Trump  vetë ka dashur të punojë në Kinë, përpjekjet e tij u përshpejtuan në 2012 me hapjen e një zyre në Shangai. Regjistrat e taksave tregojnë se ai ka investuar të paktën 192,000 dollarë në pesë kompani të vogla të krijuara posaçërisht për të ndjekur projekte në Kinë për një numër vitesh. Por planet e presidentit amerikan në Kinë janë drejtuar kryesisht nga Trump International Hotels Management, përmes pronësisë së drejtpërdrejtë të THC China Development.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK