New York Times nuk ngurron të sulmojë opozitën: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë! Paralelizmi me Shqipërinë

New York Times nuk ngurron të sulmojë opozitën: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë! Paralelizmi me Shqipërinë

Donald Trump

Kur bëhet fjalë për interesat e vendit, një media e lirë nuk ngurron dhe e ndjen për detyrë të sulmojë opozitën. Pikërisht këtë hap ka ndërmarrë edhe gazeta prestigjoze NewYork Times. 

"Votoni për t'i dhënë fund epokës Trump, ai nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr, shikojeni atë, dëgjoni ata që e njohin mirë, ai u përpoq të përmbysë një palë zgjedhje dhe mbetet një kërcënim për demokracinë." 

Tre ditë para ditës së zgjedhjeve në SHBA, gazeta “New York Times”, e cila i dha miratimin e saj zyrtar Kamala Harris në shtator, u bën thirrje votuesve amerikanë për të votuar kundër kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump. 

Ndërkohë, votimi i hershëm po shënon një pjesëmarrje të kënaqshme të amerikanëve. Deri më tani raportohet se kanë votuar në shumë se 70 milionë amerikanë, disa prej të cilëve kanë votuar fizikisht në qendrat e votimit, ndërsa pjesa tjetër kanë kthyer votën e tyre me postë. 

Sipas të dhënave të Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës, janë demokratët ata që kanë shfrytëzuar më shumë votimin e parakohshëm. Pak ditë më parë, editorialistët më të njohur të prestigjozes Uashington Post protestuan kundër botuesit të tyte Zef Bezos, pronar i Amazon, pasi nuk deklaroi publikisht mbështetjen e tij ndaj kandidates demokrate Kamala Harris, një tjetër rast në të cilin gazetarët zgjedhin të mbështesin kandidatin e partisë në pushtet duke e parë kandidatin e opozitës si një kërcënim për demokracinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Edhe në Shqipëri disa media të lira dhe të pavarura, të cilat e konsiderojnë Sali Berishën si një kërcënim për demoktacinë e vendit, nuk hezitojnë të kritikojnë aksionet e dhunshme dhe jo liberale të opozitës, e cila i etiketon menjëherë ata si proqeveritarë me argumenta të pabazuar, që një media, për të qenë e lirë, duhet me detyrim të mbështesë opozitën. 
 

K.M/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hellraiser: 03/11/2024 23:59

    NY Times me mire do bente te heshte pasi sa me shume shkruan dhe nxit, aq me shume shkon ne bumerang tentativa e tyre per te ruajtur estabilishmentin dhe njerezit nderkohe konsolidojne voten dhe mendimin pozitiv per z.Trump. Harris nuk mund te beje asgje tashme pervecse propagande nepermjet mediave te blera pasi ajo piksepari eshte shtojca e nje kufome politike qe eshte presidenti ne detyre]. Nuk mund te fitoje sepse edhe pozicionin si garues ne patine e saj nuk e ka te fituar me votes sic funksionon ne demokraci, por e ka te shitur apo dhuruar, kuptojeni si te doni. Ju thoni qe gara eshte e ngushte, por me besoni se nuk eshte aspak e vertete. Presidenti Trump eshte mbi 73% tani qe flasim dhe demokratet jane ne agoni dhe panik sepse e dine mire qe te marten ne mbremje do mbledhin plackat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…