New York, treni del nga
shinat, plagosen 103 vetë

New York, treni del nga<br />shinat, plagosen 103 vetë
Një tren që shkonte nga Rhode Island në Brooklyn ka dalë nga shinat dhe është përplasur me murin e metrosë, duke shkaktuar lëndimin e 103 udhëtarëve dhe dëme materiale, por jo viktima.
 
Ngjarja ndodhi në stacionin Atlantic Terminal në Brooklyn, në pikun e trafikut, në 8:30 sipas orës lokale, kur treni goditi bllokun, duke sjellë plagosjen e pasagjerëve dhe njerëzve që prisnin në stacion, të goditur nga copa xhami dhe cifla të tjera që fluturuan nga përplasja.
 
Pas përplasjes me murin, nga shinat dolën rrotat e lokomotivës dhe të vagonit të parë.
 
Njësitë e zjarrfikësve dhe dhjetëra ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar të plagosurit, të cilët nuk janë në rrezik jete.
 
Sipas dëshmitarëve, treni po ecte me shpejtësi më të madhe se zakonisht, çka shkaktoi edhe goditjen e murit dhe daljen nga shinat.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf