New York/OKB, Donald Trump sovranist: E ardhmja nuk i takon globalisteve por patrioteve (VIDEO)

“America first", Amerika e para, me këto fjalë e nisi diskutimin në OKB presidenti amerikan Donald Trump.

Në pallatin e qelqtë, ai përdori të njëjtin repertor fjalësh në lidhje me globalizimin dhe multilateralizmin.

"Liderët e ndershëm vënë mbi çdo gjë të mirën e popullit dhe vendit të tyre. E ardhmja nuk i takon globalisteve por patrioteve" – tha presidenti amerikan.

Në fjalimin e Trump nuk kanë munguar akuzat ndaj Iranit, si sponsor i terrorizmit, si dhe ndaj Kinës, e cila ndodhet në qëndër të luftës tregtare me SHBA.

"Amerika ka humbur 60 000 ndërmarrje qëkurse Kina hyri në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Duhen ndryshime drastike. Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk mund të trajtohet si vend në zhvillim duke përfituar në mënyrë jo korrekte nga ligjet e buta tregtaret për vende të tilla”.

Përsa i takon Brexit, Trump shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij për Boris Johnson dhe u shpreh optimist për një marrëveshje tregtare me Londrën.

"Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të dalë nga BE - tha Trump. "Ne jemi gati për një marrëveshje të madhe me Mbretërinë e Bashkuar, prej së cilës do të përfitojnë të dy vendet".

"Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist"

Pas Kinës dhe Iranit, Presidenti Trump nisi sulmet zhurmuese kundër Venezuelës dhe Kubës.

"Situata në Venezuelë - tha Trump - tregon se socializmi dhe komunizmi nuk kanë asnjë lidhje me barazinë, por me fuqinë dhe totalitarizmin. Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist ".

Donald Trump nuk mund të mos trajtonte në fjalimin e tij të gjatë edhe emigracionin, njët tjetër prej kuajve të betejës së presidentit amerikan. Ai sulmoi partizanët e kufijve të hapur" dhe falenderoi Presidentin Meksikan Lopez Obrador për vendosjen e 20,000 ushtarëve për të ruajtur kufirin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas fjalimit Presidenti amerikan u takua me kryeministrin britanik Boris Johnson. "Po bën një punë të shkëlqyer - e përgëzoi Trump dhe premtoi shkëmbime më të mëdha tregtare mes dy vendeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat