PRISHTINË - Monumenti i NewBorn në Prishtinë ka ndërruar pamje për 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës(17.02.2014).

Tashmë ai ka marrë ngjyrat e ish-Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë së NATO-s. Para 1 viti, kur u festua 5-vjetori, NewBorn ishte ngjyrosur me flamujt e shteteve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Plani i dizajnimit të NewBorn u publikua në rrjetin social Facebook. "Lufta e vitit 1999, sakrifica e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe ndihma kolosale e NATO-s, do të kremtohet me pamje të uniformave ushtarake të asaj periudhe. Simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NewBorn të jetojë," thuhet në njoftimin në Facebook.

Ditën e nesërme priten festime të shumta për 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

newborn

(v.gj/shqiptarja.com)