Newsweek: Obama Largohu!
nuk mbajte premtimet

Newsweek: Obama Largohu!<br />nuk mbajte premtimet
Vetëm pak javë ndajnë amerikanët nga kutitë e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe revista "Newsweek" e ka bërë pozicionimin publik.

Në kopertinën e faqes së parë paraqitet një fotografi e Presidentit në detyrë Barack Obama duke u larguar me xhaketën mbi supe ndërsa titulli është i qartë “Obama, largohu: pse kemi nevojë për një president të ri”. Autori i artikullit Niall Ferguson konstaton se Obama nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e mëdha të bëra katër vite më parë.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një President të ri. Ferguson katër vite më parë ishte në fakt këshilltari politik i John McCain, kandidati rival i Barack Obamës për mandatin e kreut të shtetit më të fuqishëm në botë.

"Pyetja me të cilën ende ndeshet i gjithë vendi nuk është se cili ishte kandidati më i mirë katër vite më parë por nëse u mbajtën premtimet e bëra atë kohë nga fitues. Obama nuk premtoi vetëm krijimin e vendeve të reja të punës por edhe një rritje ekonomike. Premtoi se do të ndërtonte rrugët dhe urat për të zhvilluar tregun dhe ekonominë", thuhet në artikullin e "Newsweek". Autori ndalet edhe tek premtimi se papunësia duhet të ishte 6% por në fakt aktualisht është 8.2%. Presidenti kritikohet edhe për çështjen e politikave në kujdesin shëndetësor, të ardhurat e qytetarëve amerikanë dhe skemën e sigurimeve.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve