“Pas kalimit të paketës ligjore të dekriminalizimit që duhet implementuar, bëhet miratimi i reformës në drejtësi me kusht implementimi nga parlamenti në zgjedhjet e ardhshme, që duhet të jenë të parakohshme. Me mbylljen e paketës së reformës në drejtësi duhet amenduar kodi elektoral dhe parlamenti i ardhshëm që mund të dalë nga zgjedhjet në fund të pranverës, duhet të implementojë paketën e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi duke shmangur konfliktin për 3/5 duke zhvilluar edhe referendum” ka thënë Dule.
Deklaratën Dule e ka bërë nga Dropulli, atje ku ishte i pranishëm në një takim, gjatë së cilit ka theksuar se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri jetike për vendin.
“Nuk kemi product të Reformës në Drejtësi. Jeta institucionale e politike e vendit ëhstë në ngërç. Qeveria nuk ëhstë e përqëndruar tek problemet e qytetarëve por tek opinion politik i reformës në drejtësi” ka thënë Dule.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)