TIRANE- Ngërçi i reformës territoriale duket se do të vijojë edhe më tej. Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi dje se opozita nuk e ka ndyshuar qendrimin e saj për të bojkotuar procesin dhe se nuk pranon asnjë negociatë për këtë çështje. “Nuk ka vend për negociata. Partia Demokratike i ka bërë të qarta qëndrimet e saj”, tha Basha. Opozita ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin e posaçëm për Reformën Territoriale dhe akuzon Qeverinë se ka shkelur konsensusin duke thyer besimin mes palëve.
Komisioni ka afat 3-mujor, por ajo që mbetet për tu parë është se sa kohë do t’i lihet opozitës për të zënë vendet në komision, teksa mazhoranca ka deklaruar se pritja nuk do të jetë e pafundme.
Edhe pse pak ditë më parë u pa se doli një mundësi për realizimin e kësaj reforma ku partia e dytë më e madhe opozitare PDIU zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrin Rama, ajo u zbeh nga deklarata e njërit prej deputetëve të kësaj partie. Dashamir Tahiri theksoi se PDIU është pro kësaj reforme por kërkon nga opozita dhe mazhoranca të gjejnë një konsensus ndërmjet tyre. Tahiri u pyet dje për takimin Idrizi-Rama-Meta dhe theksoi se PDIU nuk ka marrë as një vendim.
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com