TIRANE- Deri më tani ende nuk ka asnjë sinjal nga institucioni i Presidencës për zbllokimin e situatës për emërimin e dy prej ambasadorëve në Vatikan dhe në Arabinë Saudite, përkatësisht Ardian Ndreca e Ermir Gjinishi. Madje nuk ka ndikuar aspak pozitivisht as takimi që Presidenti Nishani dhe kryeministri Rama zhvilluan në Presidencë, ku pjesë e bisedës ka qënë dhe bllokimi i emërimit të ambasadorëve në Vatikan dhe Riad.
Ngërçi pritet të vijojë akoma më gjatë, ndërkohë që tashmë ambasadat respektive në këto dy vende kanë vakant postin e titullarit. Por mungesa e firmës së Presidentit në dekretin për emërimin e Ndrecës dhe Gjinishit ambasadorë në Vatikan dhe Arabi Saudite ka sjellë dhe stopimin e emrave të rinj nga e Ministrisë së Punëve të Jashtme për ambasadorë në vendet e tjera ku ka vakanca, deri në një moment të dytë më oportun dhe pozitivitet në marrëdhëniet me institucionin më të lartë të shtetit.
Në këtë këndvështrim janë në tryezë disa variante të zgjidhjes së kësaj situate tejet të vështirë e jo në favor të diplomacisë shqiptare, aq më tepër që këto muaj janë jetike për të lobuar kudo për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor të këtij viti, ashtu sikurse është vendosur nga ana e Këshillit të Ministrave të vendeve të BE.
Kështu një ndër variantet e përcjella përmes burimeve brenda ministrisë së Jashtme dhe që përkojnë me të drejtën kushtetuese, është propozimi i emrave të rinj për ambasadorë duke hequr dorë nga të dy emrat e refuzuar nga kreu i shtetit. Ky është dhe varianti që ka dhe më shumë gjasa që të aplikohet për shkak të dëshirës së mazhorancës që të mos vijojnë më tej përplasjet ndërinstitucionale mes Presidencës dhe kryeministrisë.
Por nga ana tjetër nëse kërkohet të vijohet më tej përplasja mes institucioneve, për shkak dhe të ngadalësimit të procesit të propozimit të kandidaturave për ambasadorëve në shumë vende të botës që kanë mbetur tashmë vakante për arësye të përfundimit të mandatit, atëherë pritet që ambasadat të qëndrojnë ose me ambasadorët që janë aktualisht që ndonëse u ka përfunduar mandati mund të vijojnë të qëndrojnë ose me zv.ambasadorët.
Ligji e lejon, ndërkohë që jo vetëm diplomacia shqiptare ka precedentët e vet, por dhe diplomacia e huaj që ka ende ambasadorë që u ka përfunduar mandati në Shqipëri. Ndërkohë, nëse mazhoranca i përgjigjet me të njejtën monedhë opozitës dhe që mund të sjellë një konfliktim të mëtejshëm me Presidencën varianti më i mundshëm është ai i caktimit të të Ngarkuarve me Punë në ambasadat tona në Vatikan dhe Arabinë Saudite, pikërisht të kandidatëve të refuzuar nga Nishani, të cilët s’kanë nevojë për firmën e tij. Precedenti është edhe në Shqipëri, pikërisht vite më parë me ambasadorin tonë në Londër, i cili ka qëndruar disa kohë si i ngarkuar me punë.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com