Ngërçi politik në Gjermani,
më i dëmshëm për BE-në

Ngërçi politik në Gjermani,<br />më i dëmshëm për BE-në<br>
Kriza që ka përfshirë klasën politike në Berlin nuk është një tragjedi për Gjermaninë. Ngërçi i krijuar mund të shkaktojë një ndërgjegjësim të vendit, gjë që ka ndodhur që prej zgjedhjeve të shtatorit.

Gjermanët, edhe njëherë po negociojnë politikisht dhe po bluajnë diferencat politike. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Bashkimin Europian, që ndodhet në kulmin e një programi ristrukturimi, në një moment vendimtar për ekzistencën e cenuar të tij.

Procesi i reformimit të Unionit i ka hapur rrugë një bllokimi virtual me Gjermaninë e mënjanuar, thonë analistët. “Në Bruksel ekziston një frikë e madhe se i gjithë projekti evropian po shthuret”, deklaron për CNN gazetari Giles Merritt, botues i një gazete periodike në kryeqytetin belg.

“Ekziston ndjesia sikur BE-ja ndodhet në mes të detit dhe se aleati ynë në qendër të Europës nuk është aty për të na ndihmuar. Sa më parë të gjendet një zgjidhje, aq më mirë do të ndihen njerëzit këtu”, thotë Merritt.

E megjithatë, në Berlin qeveria e re vazhdon të mos jetë e dukshme në horizont. Bisedimet mes Kristian Demokratëve të kancelares Merkel dhe Social Demokratëve mund të mos fillojnë përpara janarit.

Dhe nëse negociatat ecin ngadalë, sikurse ndodhi në dialogun e mëparshëm mes CDU/CSU, të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë, atëherë gjasat janë që zgjedhjet e reja të mbahen në pranverë.

E qëndrueshme ekonomikisht dhe influente, Gjermania është në gjendje ta përballojë këtë turbullirë në politikën e saj. Por për BE-në, që në këto momente po ecën “me paterica”, kjo periudhë e gjatë pasigurie përbën një fatkeqësi.

Kjo, pasi BE ndodhet në krizën më të rëndë që prej themelimit të tij, i tronditur nga shkëputja e Britanisë së Madhe, kriza ekonomike, mungesa e unitetit dhe ngritja e ekstremit të djathtë në radhët e vendeve anëtare të tij. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg