Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë

Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë

Pensioniste

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Nisma e propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, wshtw miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe do tw përfitojnë 177 mijë pensionistë.

Për regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës për Abone Pensionisti, qyetarët duhet të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, duke filluar nga data 16.12.2024. Bashkia e Tiranës sqaron se pajisja me bileta të pajtimit mujor (Abone Pensionisti) të përgjithshme, me të drejtë udhëtimi në linjat qyetase, do kryhet sipas procedurës më poshtë:

a) Përfitues do të jenë të gjithë personat banues në Bashkinë e Tiranës, femrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç. 
b) Qytetarët paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti.  
c) Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto.
d) Pajisja e qytetarëve përfitues me Abone Pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.
e) Gjatë udhëtimit në mjetet e shërbimit të transportit publik qytetas përfituesit duhen të kenë me vete Abonenë e Pensionistit dhe Kartën e Identitetit.
f) Pajisja me Biletën e Pajtimit Mujor (Abone Pensionisti) bëhet në pikat e përcaktuara që do njoftohen në vijim dhe që do jenë te kioskat pranë disa prej stacioneve të autobuzit.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë masa lehtësuese edhe për studentët. Të gjithë studentët që janë të pajisur me Kartën e Studentit do të vazhdojnë të udhëtojnë falas.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

BE me draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë

BE me draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë