Nga 1 janari çdo qytetar
deklaron të ardhurat personale
Deklarata individuale vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011. Deklarimi i të ardhurave personale është një dokument që do të shërbejë më pas për të verifikuar nivelin e taksave që qytetarët kanë paguar në raport me të ardhurat e tyre.
TIRANE-Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, do të duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale. Deklarata individuale vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011.
Deklarimi i të ardhurave personale është një dokument që do të shërbejë më pas për të verifikuar nivelin e taksave që qytetarët kanë paguar në raport me të ardhurat e tyre.
Në zbatim të nenit 13 të ligjit, detyrimin për dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave e ka kryefamiljari dhe gruaja në deklarata të veçanta, sipas modelit të miratuar, duke plotësuar rubrikat respektive të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave.
Nëse kryefamiljari për periudhën tatimore ka realizuar të ardhura individuale vjetore, më pak se kufiri 800 mijë lekë, ka të drejtën të përfitojë nga njohja e shpenzimeve të zbritshme. Por nëse nuk kanë realizuar të ardhura, ata duhet të deklarohen në deklaratën e kryefamiljarit dhe atë të gruas, duke plotësuar kutitë përkatëse.
Ndërsa, nëse fëmijët realizojnë të ardhura individuale gjatë periudhës tatimore, ata duhet të deklarojnë individualisht këto të ardhura nëpërmjet plotësimit të deklaratës. Nëse kryefamiljari realizon të ardhura vjetore mbi kufirin 800 mijë lekë, ai nuk do të përfitonte nga shpenzimet e zbritshme dhe do të tatohet me 10 për qind për pjesën mbi shumën e përcaktuar.
Ekspertë të ekonomisë kanë vlerësuar pozitivisht ndërmarrjen e një nisme të tillë ligjore. Sipas tyre, deklarimi i të ardhurave personale do t'i shërbejë formalizimit të ekonomisë, por edhe ndërgjegjësimit qytetar, raporton atsh
/sg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35