Shifrat e larta me COVID, nga 1 shkurti SHBA vendos maskat me detyrim në të gjitha llojet e transportit të udhëtarëve

Shifrat e larta me COVID, nga 1 shkurti SHBA vendos maskat me detyrim në të gjitha llojet e transportit të udhëtarëve

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), lëshuan një urdhër për mbajtjen e maskës në të gjitha llojet  e transportit të udhëtarëve gjatë gjithë udhëtimit. Kjo është përpjekje për të zvogëluar shifrat e të infektuarve me COVID, që vijojnë të jenë të larta në SHBA.

Urdhri, i cili hyn në fuqi të hënën më 1 shkurt, kërkon që njerëzit të mbajnë maska "gjatë hipjes, zbritjes dhe udhëtimit me çdo mjet transporti kur udhëtojnë nga shteti në shtet apo brenda tyre".

Të gjithë udhëtarët në aeroplanë, anije, trena, metro, autobusë, taksi dhe çdo mjet tjetër udhëtimi duhet të mbajë maskë mbrojtëse dhe në qendrat e aeroporteve, terminaleve e autobusëve ose trageteve, stacionet e trenave dhe metrove dhe portet detare.

“Kërkesa për të mbajtur maskë në sistemet tona të transportit do të mbrojë amerikanët dhe do të krijojë besimin se ne mund të udhëtojmë përsëri të sigurt edhe gjatë kësaj pandemie", shkruan CDC.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 100 118 raste të reja dhe 2075 viktima nga COVID. Presidenti Joe Biden më 21 janar urdhëroi agjensitë qeveritare të "ndërmarrin menjëherë veprime" për të kërkuar maska ​​në të gjithë transportin publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë