Nga 20 grupet më të mëdha të importit, 5 janë ushqime me vlerë 1.1 mld euro

Nga 20 grupet më të mëdha të importit, 5 janë ushqime me vlerë 1.1 mld euro

Foto ilustruese

Nga 20 artikujt më të importuar në vlerë në 10 mujorin, një e katërta janë produkte ushqimore me një vlerë totale rreth 125 miliardë lekë rreth 1.1 miliardë euro.

Vlera e importeve të ushqimeve ishte 3 herë me lartë se e eksporteve me një zgjerim të lehtë ndaj vitit të kaluar. Të ardhurat doganore nga zhdoganimi i ushqimeve ishin rreth 300 milionë euro.

Ekonomia shqiptare nxori jashtë vendit për importin e ushqimeve një vlerë rreth 1,1 miliardë euro në 10- mujor, e cila do të rritet me tej deri në fund të vitit.

Reduktimi i popullsisë në zonat rurale dhe kostot e larta të prodhimeve në bujqësi e kanë rritur ekspozimin e tregut shqiptar ndaj importeve të ushqimeve. Ndërkohë që importet totale në sasi janë në rënie këtë vit importet për disa produkte ushqimore të tilla si mishi, bulmeti dhe zarzavatet u rriten ndjeshëm.

Birra, cigaret, mishi, zarzavatet dhe ushqimet e përpunuara ishin ne mesin e 20 artikujve më të importuar për nga vlera. Gjithashtu ato ishin kontribuuesit kryesor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (shiko tabelën bashkëngjitur).

Shkak për rritjen e importeve në këto grupe është bërë rënia në sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë. Vetëm në vitin 2021 INSTAT raportoi se, numri i krerëve shënoi rënie vjetore me 7%, ndërsa të dhënat nga ekspertët e bujqësisë në qarqe pohuan se tkurrja është edhe me e mprehtë.

Reduktimi i numrit të bagëtive ka sjellë rënien e prodhimit të qumështit dhe bulmetit i cili në një masë është zëvendësuar në import. Për këtë fakt çmimet e bulmetit në tregun vendas janë rritur me gati 50% brenda këtij viti.

Gjithashtu importet e zarzavateve pësuan një rritje të mprehte këtë vit. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se sasia e importeve totale shënoi rënie vjetore me 9% në 10 mujor, ndërkohë që janë importuar mbi 36 mijë tonë zarzavate ose 37% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nga 99 grupet kryesore të mallrave, zarzavatet rezultuan me rritjen më të madhe të importeve duke shënuar rekord historik, në një kohë që klima e vendit tonë siguron mbjellje me dy sezone qarqet me bujqësi intensive në vend (Berat, Lushnjë, Fier, Divjakë).

Prodhuesit në zonën e Fierit dhe Beratit e shpjeguan këtë ecuri të importeve me reduktimin e prodhimit vendas, sidomos në sera. Shumica e prodhimit në serat shqiptare ka kontrata me eksportuesit dhe e dorëzojnë mallin në magazinat e tyre.

Eksportet e zarzavateve në të njëjtën periudhe janë rritur me 7 për qind. Kjo rritje është nxitur nga investimet e mëdha të grumbulluesve në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit dhe rritja e kërkesës nga jashtë këtë vit. Eksportet në rritje me një prodhim në rënie kanë nxitur importet e zarzavateve të cilat këtë vit arritën kulmin, duke zëvendësuar mungesat në tregun e brendshëm të prodhimit vendas./MONITOR

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit

Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit