Nga 25 Maji  operatori Balkan Express “Fly&Tour” do të çelë linjën e re të fluturimit nga Pescara e Italisë në Tiranë.
 
Pas Barit dhe Brindisit edhe aeroporti i Abruzzos do të lidhet me Shqipërinë me fluturime çdo të hënë dhe të premte përmes kompanisë ajrore Air Vallee.
 
Çmimet nisin nga 49 euro, duke përfshirë taksat dhe bagazhet.
 
Fluturimi i parë do të niset të hënën e 25 majit në orën 15:00 nga aeroporti ndërkombëtar i Abruzzos, pak më shumë se një orë fluturim, për të arritur destinacionin e ri të “Balkan Express, i cili do t’i japë mundësinë studentëve dhe punëtorëve të ndryshëm për të mbërritur në Tiranë, por edhe për të gjithë ata që për sezonin e verës dëshirojnë të vizitojnë brigjet e Shqipërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)