Hiqen pas 8 muajsh çadrat e vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’! Nga 25 nëntori vaksinimi në qendrat Shëndetësore dhe 'Air Albania'! Sot 556 raste të reja dhe 4 viktima

Hiqen pas 8 muajsh çadrat e vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’! Nga 25 nëntori vaksinimi në qendrat Shëndetësore dhe 'Air Albania'! Sot 556 raste të reja dhe 4 viktima

Çadrat e vaksinimit të ngritura në sheshin ‘Skëndërbej’

TIRANË- Pas 8 muajsh, do të hiqen çadrat e vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej! Nga 25 nëntori, dy çadrat e mëdha nuk do të jenë më të pozicionuara në sheshin kryesor të qytetit dhe procesi i vaksinimit do të vijojë në qendrat shëndetësore si dhe në stadiumin ‘Air Albania’. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

"Vaksinimi në sheshin "Skënderbej" zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin "Skënderbej" në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin "Air Albania”.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Për të kryer vaksinën anti-COVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes", thuhet në njoftim. 

Në total vendi ynë ka arritur që të sigurojë mbi 2.6 milionë vaksina, ku gjatë javës së fundit mbërritën edhe 74,880 doza të tjera të vaksinës Pfizer, si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri në 11 nëntor janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, teksa prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
4 qytetarë humbin betejën me COVID! Sot 556 qytetarë të infektuar, 150 pacientë në spital

1637337143_163370945216334502821592160713infektiviurgjenca.jpg

4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend e ndërsa sot janë regjistruar 556 raste të reja. Shifrat i bën të ditura Ministria e Shëndetësisë dhe kanë ardhur si rezultat i 3960 testimeve. Viktimat janë një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa bëhet e ditur se janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (23 Nëntor 2021) 
Raste të reja ditore         556
Të shëruar në 24 orë       698
Të shtruar në spitale       150
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 3,960

Testime totale              1,376,320
Raste pozitive                197,167
Raste të shëruara            186,267
Raste Aktive                      7,847
Humbje jete                      3,053

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë          4,234
Fier                636
Gjirokastër      545
Shkodër         464
Berat              458
Durrës             388
Elbasan            361
Vlorë                254
Korçë              211
Lezhë              170
Dibër                65
Kukës              61

Ora 17:56
COVID i merr jetën vëllait të ish-deputetit socialist: Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot

1637686704_namikdokle.jpg

Ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle ka humbur vëllain si pasojë e covid19. Politikani socialist e ka bërë publik lajmin përmes një mesazhi prekës në rrjetin social Facebook.

“Lamtumirë, o vëlla! Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot COVID e mallkuar. I përjetshëm kujtimi!”, shkruan Namik Dokle.

Kujtojmë se vetë ish-deputeti, pak kohë më parë u përball me virusin vdekjeprurës bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e fitoi betejën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut