Rritje e akcizës për pijet vendase, e taksës për sigurimet, vendosje e taksës së shtratit për hotelet, por edhe sprapsja nga rritja e akcizës së cigareve. Janë këto disa prej ndryshimeve fiskale të propozuara nga Ministria e Financave për vitin 2016, në të cilin qeveria planifikon të arkëtojë 1 miliardë lekë më shumë të ardhura nga biznesi e qytetarët. Ministria e Financave prej ditësh ka nisur konsultimin e draftit për vitin 2016 me palët e interesit. Ndërsa ka nënvizuar disa herë se nuk do ketë rritje taksash për vitin e ardhshëm, Ministria ka bërë me dije se nuk do të mungojnë korrektimet në zëra të caktuar.
Pijet e cigaret
Ministria e Financave ka ndër mend të rrisë akcizën për birrën dhe vëren e prodhuar ne vend, duke e ulur për produktet e importit. Një masë e tillë ka qëllim shmangien e uljes së sasive të deklaruara nga ana e prodhuesve shqiptarë më qëllim uljen e detyrimeve tatimore.
/Shqiptarja.com