Fituesi i Edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga shtëpia ku qëndroi i izoluar për më shumë se 4 muaj.
Në emisionin ‘Më lër të flas’ ai tregoi më shumë detaje rreth jetës së tij personale duke përfshirë edhe oeriudhat më të errëta që ka kaluar në jetë. Ai tha se gjatë kohës që pati vrullin e famës së tij gjatë moshës së re kur nuk e njihjte botën e televizionit, iu duk se iu shfrytëzua gjatë asaj periudhe kohe.
“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e shoëbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën”, deklaroi Ejlli.
Ai foli më tej edhe për borxhet e shumëpërfolura dhe hapjen e një llogarie ‘GoFoundMe’ në emër të tij. Ai tha se borxhet që ka pasur nuk janë tepër të mëdha si shuma por nuk kishte mundësi t’i shlyente.
“Unë e kam pranuar që kam disa borxhe për të larë, nuk janë të mëdha. T’i krahasosh me sa kam fituar janë minimale. Unë s’kisha mundësi t’i laja realisht duke marrë parasysh çfarë rroge kisha, qeraja, xhiro ditore, por nuk ia dilja për t’i larë. Dhe sot po, i kam të hequra”, ka deklaruar Luizi.
Ndër të tjera ai nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, i ka dhënë gjatë momenteve të vështira.
“Unë kam qenë brenda që me datë 24 dhjetor dhe as që nuk ia kam pasur idenë për zgjedhjet. Nuk kam ditur çfarë bëhet jashtë, aq më tepër me Benet Becin. Kur kam hyrë brenda atë e kam lënë deputet. Kur mu kërkua të rrëfeja linjën e jetës, unë kam përmendur ata njerëz që më kanë mbështetur, që për hir të vërtetës kanë qenë me gishta. Më kryesori ndër ta ka qenë Benet Beci. Në një pikë kur kisha rënë poshtë ka qenë i vetmi që më ka hapur telefonin dhe më ka takuar”, tha artisti.
do ti kalosh o yll uroj te mos gabohesh ne zgjedhjet qe ben fokusi te jete puna karjera dhe familja jote duke u rregulluar ne kete drejtim te gjitha vijene mbrapa ,te uroj te gjithe te mirat i meriton suksese.
Përgjigju