Fushë Krujë/ Çarçafët të lyer në gjak dhe kasaforta e ‘shqyer’, pamjet pas grabitjes! Vëllai i biznesmenit të dhunuar: Derën e hapën me trapan, makinat tentuan t'i hapin me kaçavidë

Ora 1 e natës do të shënonte një tmerr për familjen e Nazmi Çangut, i cili ra pre e grabitjes dhe dhunës së 10 personave të maskuar dhe të armatosur. Report Tv u fit brenda banesë së grabitur ku i vëllai i biznesmenit të dhunuar tregon se nga kanë hyrë autorët.

"Erdhën dhe u futën në dhomën e gjumit të çiftit dhe kanë shqyer kasafortën dhe ja rrëmuja e shikoni vetë. Ka qenë një person ka hyrë nga kangjellat dhe ka provuar dy makinat t'i hapë me forcë me kaçavidë. Më pas ka dal pas shpie dhe ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. Gjithashtu 5-6 persona të tjerë kanë hyrë nga dera e pasme dhe kanë dalë po nga kjo derë për të vazhduar nga përroi", tha i vëllai i biznesmenit

10 grabitësit të cilët hynë në shtëpinë e biznesmenit me qellim për të grabitur, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtëpi ndërsa kanë arritur të hapin kasafortën duke marrë të gjitha lekët kesh si dhe sendet me vlerë.

Rroba, libra dhe sende të ndryshme shihen të hedhur mbi krevat. Duket se ata kanë kërkuar në çdo cep të shtëpisë, ndërkohë që krevati në të cilën është torturuar biznesmeni është i larë në gjak.

1635070142_page.jpg


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro


J.GJ./I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton