Nga data 1 korrik
akcizën e vjel Dogana

Nga data 1 korrik <br />akcizën e vjel Dogana
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ndryshimin në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, që parashikon administrimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të akcizës. Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore për akcizën në Këshillin Konsultativ të Biznesit, theksoi se “sot administrimi i akcizës bëhet nga administrata doganore për mallrat e importit dhe nga administrata tatimore për mallrat e akcizës që prodhohen në vend.

Do të jetë një administratë ajo që do të administrojë akcizën, që do të jetë administrata doganore”, tha zv/ministri Rushaj. Sipas tij, një administrim i tillë do të bënte të mundur mbylljen e ciklit, duke minimizuar çdo mundësi për evazion fiskal. Ai shtoi se administrata doganore ka një eksperiencë të mirë në menaxhimin e mallrave të akcizës, veçanërisht për mallrat e regjimit të pezullimit tatimor fiskal.

“Një pjesë e mirë e mallrave të akcizës që prodhohen në vendin tonë, lëndët e para i marrin nga importi. Atëherë mbyllja e këtij cikli, pra ndjekja që nga momenti kur një lëndë përdoret për të prodhuar një mall akcize, ndjekja e ciklit të prodhimit, deri të cikli i hedhjes në treg dhe pasja në një dorë të vetme e gjithë këtij procesi bën të mundur që lufta ndaj çdo lloj evazioni të ishte në nivelin më të lartë, çka do të sillte, jo vetëm të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit, si pasojë e luftës ndaj evazionit, por mbi të gjitha do të vendoste në një fazë të re të konkurrueshmërisë të operatorëve në treg”, tha zv/ministri i Financave.

Akcizat përfaqësojnë tatime me nivele të larta tarifore mbi konsumin e një kategorie të caktuar mallrash dhe aplikohen kryesisht, mbi produktet e dëmshme për shëndetin, mallrat që ndotin ambientin si dhe mallrat e luksit (karburante, kafe, cigare, etj).

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane