Duke filluar nga data 10 korrik ushtarakët do të mund të marrin një pagesë shtesë prej 10 mijë lekësh, si kompensim për ushqimin. Lajmin e ka dhënë vetë ministria e Mbrojtjes Olsta Xhaçka, teksa ishte në një takim me efektivët e kontigjentit të Policisë Ushtarake, të cilët nisen për në Afganistan, ku do të shërbejnë në misionin e NATO-s.
Konkretisht ministrja Xhaçka u shpreh: “Çdo investim në armë e sisteme do të kishte qenë i mangët nëse nuk do të ishte shoqëruar me një përpjekje po aq serioze e të qëndrueshme për të investuar tek burimet njerëzore të FA. Unë sot jam e lumtur t’ju jap një tjetër lajm të mirë në këtë drejtim. Për një vendim të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, që ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të qeverise e kryeministrit Rama, i cili i jep një zgjidhje dinjitoze një problemi të bartur prej shumë vitesh. Miratimi prej 10 mijë lekësh (100 mijë lekë të vjetra) si shtesë në pagat mujore të ushtarakëve nuk është thjesht një zhvillim me impakt të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve, por edhe një shenjë vlerësimi për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve duke e bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët."
Përveç këtij lajmi për ushtarakët ministrja Xhaçka inspektoi mjediset e reja të ndalimit disiplinor, financim i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
“Bashkëpunimi dhe mbështetja nga aleatët, veçanërisht nga ata amerikanë, sidomos gjatë dy viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Falë kësaj mbështetje ia kemi dalë të përforcojmë çdo element të FA, që nga logjistika e transporti, e deri tek mbulimi i territorit me radar, sisteme armatimi apo flota e helikopterëve “Black Haëk” që na jep sot disa kapacitete luftarake që as nuk i imagjinonim pak vite më parë. E sigurisht, nuk mund të mos përmend bazën e Kuçovës, që nuk është thjesht një investim i jashtëzakonshëm në terma infrastrukture, logjistike e kapacitetesh ajrore, por edhe një afirmim i rëndësisë strategjike të Shqipërisë për Aleancën,”- tha ministrja Xhaçka.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
61.5%
-
Opozitës
12.1%
-
Konsensual
26.4%
Vota total: 91
Lajme të tjera
-
Dendias në Tiranë: Nisim procedurat për heqjen e ligjit të luftës dhe njohjen e pensioneve të shqiptarëve! Xhaçka ngre çështjen e pronave të çamëve, paralajmërimi i grekut: Pasoja për integrimin
23 Maj, 07:39
-
Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Lufta në Ukrainë shkak i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre
19 Maj, 18:35
-
Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja e Jashtme në OKB me ftesë Blinken: Lufta në Ukrainë, ndikim të rëndësishëm në përkeqësimin e kësaj situate
19 Maj, 09:47
-
Borell pas takimit me ministrat e jashtëm të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë! Situata aktuale jo e qëndrueshme, 'dhuratë' për Moskën
16 Maj, 20:06
-
Takimi i ministres së Jashtme me Varhelyi: Ramë dakord që konferenca e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor
16 Maj, 12:35
-
Ministrja e Jashtme takon homologun italian: Jemi në pritje të mbledhjes së grupit për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore
16 Maj, 11:06
-
‘Shqipëria, diamanti i fshehur i Mesdheut’, nesër mbërrijnë në vend 500 përfaqësues të KE! Ministrja e Jashtme: Turizmi në qendër të nismës 'EUSAIR'
15 Maj, 18:35
-
Ministeriali i Berlinit, ministrja e Jashtme: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën! Shqipëria pro anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë
15 Maj, 13:18
-
Ndarja nga jeta e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Xhaçka: Bujarinë dhe solidaritetin e tij shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë
14 Maj, 11:40
-
Mblidhet NATO në Berlin! Di Maio: Kemi nevojë për BE-në për paqen! Xhaçka takon Kulebën: Ballkani Perëndimor edhe Ukraina meritojnë një të ardhme europiane
14 Maj, 09:42
-
Dita e Europës, Ministrja e Jashtme diskutim me ambasadorët e BE në vendin tonë: Ne e meritojmë të kemi një perspektivë të qartë evropiane
9 Maj, 16:42
-
Dita e Europës, politika shqiptare njëzëri: Shqipëria meriton negociatat dhe anëtarësimin në familjen europiane
9 Maj, 09:35
/GIMI/prit rradhen,politikanet jane para policise,pasi do marrin ata dietat te paret.
PërgjigjuO Llesh po policise kur do ja jepni leket e kompensimit ushqimor mor palaco, miratuar me VKM qe ne 2008 e rimiratuar ne 2017 e prape nuk e jepni .Te lymte bytha ty me ate sindikate k.... ve e me ata drejtues grabitesa kush do ta hape gojen .
Përgjigju