Nga djaloshi i qeshur në vrasës
ky është autori i sulmit në Londë

Nga djaloshi i qeshur në vrasës<br />ky është autori i sulmit në Londë
Ky është xhihadisti që vrau 4 persona dhe plagosi 40 të tjerë mesditën e 22 marsit në Londër. Khalid Masood, 52 vjeç është një kriminel, ku i regjistrohen disa krime dhe vepra të dhunshme. Masood ishte babai i tre fëmijëve dhe shihej nga fqinjët teksa kujdesej për kopshtin.
 
Fotografia e tij është publikuar si një formë apeli për të zbuluar nëse ekstremisti kishte bashkëpunëtorë të tjerë apo ka operuar i vetëm në këtë sulm.
 
Masood u vra nga policia britanike, pasi theri me thikë një polic të tentativë për t’u futur në Parlament.
 
Një ditë më parë policia e identifikoi autorin 52-vjeçarin Khalid Masood i lindur në Kent, si një person i njohur nga sherbimet inteligjente, por që nuk ishte hetuar për terrorizëm.
 
Por ditën e sotme të përditshmet shkruajnë se emri i vërtetë i agresorit është Adrian Rusell Ajao dhe se emrin Masood e kishte marrë pasi ishte shndërruar në besimtar islamik.
Ne fotot qe mediat britanike publikojne ai shfaqet i qeshur mes shokeve te shkolles. Disa prej miqve te shkolles, sot u shprehen te shokuar qe Adrian ishte kthyer ne vrases ne emer te ISIS.
 
Mediat shkruajnë se e njihnin autorin si një njeri familjar që çonte fëmijët në shkollë çdo mëngjes e kujdesej për kopshtin përpara shtëpisë.
 
Masood mesditën e së mërkurës, shtypi me makinën e tij 3 persona në urën Westminister, dhe gjithashtu vrau një polic me thikë përpara Parlamentit britanik.

ISIS ka marrë përgjegjesinë e sulmit në Londër, ku përmes faqes së tyre ''Amaq'', konfirmon se sulmi në parlamentin britanik është kryer nga një luftëtar i shtetit islamik.

[gallery]21575[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh