Nga dorëheqja te shkuarja në Hagë/ Mesazhi i Haradinajt: Nuk ishte vit i lehtë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj
KOSOVË- Mesazhin e tij të urimit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë një përmbledhje të vitit 2019, teksa tha se është shpresë plotë që viti që do vijë do të jetë më i mirë.
Ai është ndalur të flasë për 2019, edhe në aspektin personal, ku shprehet se nuk ka qenë aspak i lehtë për të, me shumë sfida, por për të cilat është i bindur se janë kaluar me sukses. Në fund, një mesazh për të gjithë ata që në këtë natë të ndërrimit të viteve, do ta festojnë në punë.
“Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë në ato sfida që na testuan. Edhe dorëheqja, edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë, test për ne – por e kaluam me sukses. Sot mund të themi se kemi pavarësi energjetike, sot mund të themi se Trepça e resurset janë të Kosovës. Sot mund të themi se jemi më të fortë në siguri, rend dhe ligj. Sot mund të jemi me plot punë të kryera në Kosovë. Qytetari ynë, i punësuari por pse jo edhe sipërmarrësi ndjehet më me vetëbesim. Kemi ende punë, por unë besoj shumë që do t'ia dalin, Ju uroj nga zemra një vit të suksesshëm, pra vitin 2020 të jetë viti më i suksesshëm për këdo prej nesh. Urimi im shkon për ato që do festojnë në punë, jo vetëm policët, mjekët, gazetarët e shumtë, por të gjithë ata që në shërbim do të na mundësojnë një ndërrim vitesh më të mira.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09
-
Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor
20 Nëntor, 19:06
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58