FIER- Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për vepra të ndryshme penale, përkatëisht për zjarrëvënie, dhunë në familje e shitje të kananbisit.
18-vjeçarit, A.M., është arrestuar pasi i janë gjetur në shtëpinë tij në Gjokalli të Fierit, doza kanabisi të cilat i kishte ndarë për t’i shitur. Sakaq, në pranga ka rënë edhe një 62-vjeçar i identifikuar me inicialet K.M., pasi duke djegur barëra në tokën e tij, zjarri është përhapur duke rrezikuar tokat e tjera përreth.
Ndërkohë, shtetasi A. H., 20 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Si pasojë ai ka përfunduar në pranga. Ndërsa, një 44-vjeçar, i identifikuar me inicialet I.I., nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur nga policia ka refuzuar të bëjë testin alkoolit, e kështu forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.